Për herë të parë qyteti i Shkodrës festoi zyrtarisht Çlirimin e Shqipërisë. Në këto 32 vite bashkia Shkodër nuk marrë asnjëherë pjesë në ceremoninë e 29 nëntorit që përkon me Çlirimin e vendit. Këtë vit kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci iu bashkua festimeve zyrtare të 79-vjetorit të Çlirimit duke nderuar të rënët e Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër.

Kryetari i LANÇ në Shkodër Zamir Llazani vlerësoi nderimin e bashkisë Shkodër të Çlirimit të Shqipërisë ndërsa tha se në 32 vite bashkia Shkodër shkeli kushtetutën duke mos e njohur këtë date.

Politika edhe në Shkodër ashtu si në gjithë Shqipërinë vijon që të festojë e ndarë 28 dhe 29 nëntorin. Demokratët njohin 28 nëntorin e 1944 si Çlirimin e vendit dhe 29-ën si vendosjen e diktaturës ndërsa socialistët 29 nëntorin e cilësojnë si dita e Çlirimit kur iku gjermani i fundit.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 29.11.2023
Artikulli tjetërKOMUNISTI: ENVERI DHE DIKTATURA ASNJË KRIM