Ne teatrin Kombetar te Kosoves eshte mbajtur ceremonia e ndarjes se cmimeve ne kuader te edicionit te dyte te “Art Without Limit International Film Festival” 2021.

“Endrra vazhdon” nje film me metrazh te shkurter I realizuar nga Marviks Shantoja dhe me skenariste gazetarja e Star Plus Ketjola Geshtenja si dhe dokumentari “Nje ze I heshtur shprese” i realizuar nga gazetari Ergys Kavaja fituan dy cmime ne kete festival.

“Një Zë i heshtur shprese”, dokumentari kushtuar personave të Projektit Shpresa në Shkodër, realizuar nga gazetari, Ergys Kavaja, është fituesi i çmimit të parë të festivalit ndërkombëtar të filmit, ndersa “Endrra vazhdon”fitoi cmimin “Personazhi me I mire”

“Art Without Limit” është festival unik e gjithëpërfshirës dhe u kushtohet personave me aftësi të kufizuara, duke sjellë ngjarje dhe histori inspiruese.

Në dy ditët e festivalit janë shfaqur në 50 filma nga vende të ndryshme të botës, që kanë konkuruar në kategori të veçanta si fiction, dokumentarë e animacion.

Këto realizime kanë si synim ngritjen e vetëdijes shoqërore për sfidat të cilat i përjetojnë në përditshmëri personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë shpirtëror, dhe përcjellin apelin për gjithpërfshirjen e tyre ne shoqëri.

Shumë filma nga 80 vende të Botës kane aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët e festivalit kan përzgjedhur 50 nga për tu shfaqur në edicionin e dytë në konkurencë zyrtare.

 

Artikulli paraprakVRASJA E PASHKO UJKËS, FLASIN FAMILJARËT E TË AKUZUARIT
Artikulli tjetërVIDEOLAJM/ ERMONELA JAHO VJEN ME ‘LULE BORË’, ME ARTISTË ME AFTËSI TË KUFIZUARA! ARTISTJA: MUZIKA S’NJEH KUFIZIME, MORA NJË MËSIM JETE