
Përmirësimi i motit dhe rritja e temperaturave ka bërë që rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës të vizitohen nga turistë të huaj. Interesi për tu njohur me historinë dhe bukuritë natyrore të qytetit verior janë ndër arsyet kryesore pse të huajt kanë zgjedhur Shkodrën për të vizituar.
Ashtu si vitin e kaluar Shkodrën pritet ta vizitojë një numër i lartë turistësh gjatë sezonit, jo vetëm vendas por edhe shtetas nga vende të ndryshme të botës.
Pikat turistike të saj të ndërthuara me historinë dhe kulturën e qytetit mbi 2000 vjeçar e ka kthyer Shkodrën tashmë në një nga vendet më atraktive në Shqipëri. Gjithashtu pritet që shifrat e netqëndrimeve të rritet edhe më tepër gjatë vitit 2025 duke ndikuar kështu pozitivisht edhe në ekonominë e qytetit.