Pertej premtimeve dhe projekteve që prezantohen per pastrimin e qytetit, realiteti vijon te jete i zymte ne qytetin e Shkodres.
Grumbuj me mbeturina dhe kazane te papastruar prej ditesh shihen thuajse ne cdo rruge. Pamjet tregojne qarte se si qyteti është përfshirë në një gangrenë per sa i përket ndotjes nga mbetjet urbane. Dhe me rritjen e temperaturave situata eshte e predispozuar per te agravuar me tej, duke u bere rrezik evident per perhapjen e ndonje epidemic. megjithate nje ndikim jo pak te vogel ne perkeqesimin e kesaj situates kane dhe vete qytetaret te cilet me nje papergjegjshmeri te theksuar I depozitojne mbeturinat jashte kazaneve te percaktuar . Nderkoke nga ana tjeter perballe kesaj panorame trishtuese vihet ne dukje puna inegzistente e institucioneve pergjegjese si bashkia shkoder apo institucionet e tjera vendore te cilat nuk shqetesohen aspak per largimin e ketyre mbetjeve qe kane ndikim te drejperdrejte ne shendetin e qytetareve. Ne Shkoder mbetjet jane kthyer ne, nje refren te vjeter qe vijon te mos ndryshoje dhe situata çdo dite e me shume po del jashte kontrollit duke marre permasa serioze.. Nderkohe Kjo panorame trishtuese e nje qyteti te ndotur nuk po shqeteson askend,. Ndersa Ky imazh i nje Shkodre te ndotur, konstatohet thuajse ne cdo cep te saj.