Futbollistë, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shkodër i janë bashkuar nismës “Gatuaj një pjatë më shumë” të iniciuar nga “Eko Mendje” për të dhënë kontributin e tyre me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.
Janë rreth 50 familje të evidentuara deri tashmë, por numri i tyre parashikiohet të jetë 170, kjo në bazë të statastikave për familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në qytetin e Koplikut, ku dhuruesit kryesor kanë qenë përfaqësues të pushtetit lokal dhe biznese të zonës. “Gatuaj një pjatë më shumë” është një iniciative e të rinje të qytetit përmes së cilës synohet që edhe ato familje që nuk kanë mundësi ekonomike, t’a kalojnë natën e ndërrimit të viteve si gjithë qytetarët e tjerë.