Gjatë gjithë këtij sezonin veror Shkodra “po vijon të nxjerrë tym”.
Flakët e zjarrit të rëna fillimisht në sipërfaqe malore dhe fushore e tashmë edhe në disa biznese, kanë bërë që qyteti ynë të kthëhet kryeqendra e kronikave të “nxehta”.
Pak pasi kanë kaluar 24 orë nga zjarri i madh që përfshiu dje një lokal në Velipojë, një tjetër ngjarje e këtij lloji është regjistruar pasditën e së shtunës në Shkodër.
Flakët kanë përfshirë një lokal tek vendi i quajtur “Ura Dervishbeg”. Njoftimi i shpejtë i shërbimit zjarrëfikës nga ana e pronarit, ka shmangur një situatë që mund të kishte përfunduar me pasoja.
/ Star Plus TV /