Kinemaja e parë shqiptare do ta kishte pikënisjen e saj nga qyteti i Shkodrës.
Në vitin e largët të 1912-ës, pak muaj përpara shpalljes së pavarësisë salla e parë e një kinemaje u ndërtua në Shkodër nga një kompani asutriake. Kolë Idromeno i cili u përpoq ta mbante të hapur derisa shpërtheu lufta e parë botërore në 1914, sot mbase nuk do të ndjehet krenar për sakrificën e tij me të cilën ne sot krenohemi. Kinema Millenium në qytetin e Shkodrës jo vetëm se ka humbur shkëlqimin e saj duke funksionuar më shumë vetëm si sallë për aktivitete të ndryshme ka nisur që të amortizohet. Një ditë më parë gjatë aktivitetit për 8 mars të lidhjes demokratike të gruas në Shkodër, kinemaja në pjesën e sipërme të saj pikonte. Imazhe këto të cilat nuk i shkojnë aspak për shtat kinemasë së Shkodrës e cila u bë e para në Shqipëri që do haptae dyert për të vijuar më pas edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kinema Millenium administrohet prej vitesh në mënyrë private përmes një kontrate të nënshkruar. Nga viti në vit gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar për shkak të mungesës së investimeve madhore për ta kthyer në një sallë moderne. Këto kova uji janë vendosur për të pritur pikat e ujit nga pjesa e tavanit që pikon. Një ditë më parë nuk kishte reshje shiu dhe sërish pikonte ndërkohë që kjo situatë përkeqësohet kur ka një shi të dendur duke qenë e pamundur që spektatorët të qëndrojnë në pjesën e sipërme. Pavarësisht vështirësive nga luftrat e ndryshme por më pas edhe instalimit të regjimit totalitar monist, kinemaja shqiptare mes të cilave edhe kjo e Shkodrës arriti të rezistojë edhe pse shpesh herë duke funksionuar si artopolant propagandues i sistemit të atëhershëm. E ndërsa në ditët e sotme kinemaja jo vetëm ka humbur prej vitesh misionin e saj artistik për të cilin duhet të shërbejë, tashmë edhe po amortizohet si godinë duke qenë se investimet mungojnë. Që në vitin 1947 u krijua ndërmarrja shtetërore kinematografike edhe pse kishte një përqindje të lartë të anafalbetizmit në ato vite, shteti i dha rëndësi kinemasë. Në ditët e sotme kinemaja po përjeton një periudhë të vështirë e përshtatje me ekonominë e tregut. Nuk ka vetëm rënie prodhimi por edhe kinema që veç emrin e kanë të tillë, mes të cilave edhe kinema Millenium në Shkodër e cila mund të thuhet se ndodhet mes nostalgjisë të një kohe të shkuar dhe një të ardhme pa të ardhme.