NISEN ME DHJETËRA AUTOBUSË DHE MAKINA PERSONALE, KONTROLLE NGA POLICIA. Qytetarët Shkodranë I janë bashkuar protestës së Partisë Demokratike në kryeqytet. Ashtu sic ishte paralajmëruar, qytetarët shkodranë janë nisur që në orën 7 të mëngjesit nga qëndra e qytetit në drejtim të Tiranës në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga opozita shqiptare kundër dyshes Rama – Meta.
Kryetari i Partisë Demokratike, Ramiz Çobaj, ka sqaruar edhe organizimin drejt Tiranës. Partia Demokratike do të zbresë sot në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave se ai ka porosituar vrasjen e dy deputetëve.Protesta masive e thirrur nga demokratët do të nisë rreth orës 11:00 nga sheshi “Skëndërbej”. Policia e Shtetit bëri publike dje planin e masave për mbarëvajtjen e protestës, ku përfshiheshin bllokimet e disa akseve rrugore, sikundër dhe kontrolle të shumta personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme.