Kur jemi në ditën e dytë të vitit të ri, duket se qyteti I është kthyer normalitetit pas festave të fundvitit. Rrugët janë mbushur edhe një herë me njerëz të cilët I gëzohen motit të mirë me diell dhe me temperatura normale. Pas pushimit në ditën e parë të janarit, duket se qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë kohën më familjarë dhe miq në këto ditë pushimi pas festave të fundvitit. Bashkë me lëvizjet e qytetarëve janë kthyer edhe bizneset e ndryshme të cilat I janë kthyer aktivitetit të tyre normal. Nga ana tjetër, trafiku në kryqëzimet kryesore të qytetit por edhe në rrugë të tjera duket se është normalizuar. Në këtë situatë duket se ka ndikuar edhe largimi I një pjesë të madhe të emigrantëve drejt shteteve të tjera ku janë të punësuar duke bërë që radhët e gjata në trafik të përqëndrohen në pikat kufitare si ajo e Muriqanit ose në Han të Hotit. Atmosfera festive vazhdon të ndihet akoma në rrugët e qytetit ku njerëzit akoma urojnë për një vit të ri me mbarësi e suksese. Lëvizjet më të mëdha vihen re në pedonalet kryesore të qytetit ku ofrohen më shumë shërbime për qytetarët.

Artikulli paraprakQYTETARËT: NGA 2023 PRESIM MBARËSI DHE LEK
Artikulli tjetërNËSE E KENI TEPRUAR ME TË NGRËNIT GJATË KËTYRE DITËVE, ÇFARË DUHET TË BËNI