Miq, të afërm, koleg, familjarë të Shkodrës i kanë dhenë lamtumirën e fundit, pedagogut, lektorit, publicistit, ish deputetit, Gilman Bakalli.

Ne pritjen homazh të zhvilluar ne hollin e bashkisë Shkodër kanë qënë prezent qindra qytetarë të Shkodrës të cilët i kanë dhene lamtumiren e fundit, nje personi që ngulmoi shume per te drejten dhe realen. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 49-vjeçare, dhe shkak është bërë një sëmundje e rëndë. Ikja e parakohshme e profesorit dhe humanistit ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë e bashkëpunëtorët.  

Artikulli paraprakSHQIPËRI-SPANJË, SHKODRA “VISHET” KUQEZI
Artikulli tjetërOPERACIONI “HIGH” SEKUESTROHET KOKAINË