Teksa i gjithe vendi eshte nen uje , ne Shkoder nuk mund te flasim per permbytje.
Kryetarja e Bashkise Shkoder tha se puna paraprake ne kanale kulluese e ka dhene efektin e vet te dukshem, pasi zonat e rrezikuara i shpetuan permbytjeve.
Ndersa probleme ka patur me erozionin ne rruget Prekal-Kir-Shosh dhe Breg Lumi. Edhe pse i gjithe vendi po kalon nje periudhe te veshtire per shkak te rreshjeve te shumta, duket se nje gje e tille nuk ka ndikuar ne Shkoder duke qene se deri ne keto momente situata eshte brenda kontrollit.