Një mbrëmje muzikore ndryshe erdhi në qytetin e Shkodrës nga orkestra Skanderbeg Chamber Orchestra nën drejtimin e mjeshtrit Paçalin Pavaci si pjesë e Shkodra Jazz Festival. Ky koncerti solli një muzikë të veçantë për Shkodrën shprehet Paçalin Pavaci, disa prej pjesëve të njohura artistike të Europës së veriut.

Pjesë e okrestrës Skanderbeg Chamber Orchestra që interpretuan bashkë me mjeshtrin Pavaci ishin të rinj nga shtete të ndryshme që kanë qenë nëmaster class të violinës në Rrok Academy, pjesë e Shkodra Jazz Festival. Mjeshtri Pavaci thotë se programi muzikor perveç se u shijua nga publiku i shërbeu edhe studentëve.

Shkodra Jazz Festival është në një aktivitet të dashur për të gjitha shkodranët shprehet Pavaci.

Përmbyllja e Shkodra Jazz Festival do të jetë me koncertin final më datë 28 gusht në banesën muze të Oso Kukës me praninë e disa prej artistëve të njohur ndërkombëtar.

 

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME TRI AUTOMJETE, NDËRRON JETË 30 VJEÇARI
Artikulli tjetërTAEKWONDO, EKSPERTI ITALIAN TRAJNIM NË SHKODËR