“Shkodra Jazz Festival 2024” koncertin e parë e nisi me të rinjtë e ardhur nga disa vende të cilët morën pjesë në master klas-in e fizarmonikës, drejtuar nga maestro Bardh Jakova. Koncerti i “Rrok Academy” u zhvillua në mjediset e muzeut “Oso Kuka” në Shkodër….

Instrumentisti i njohur Bardh Jakova thotë se studentët e rinj të firzamonikës sollën në këtë mbrëmje pjesë të ndryshme muzikore përmes një ndërthurjes shijesh muzikore….

Këto koncerte por edhe matser klasi dy javor, janë tejet të rëndësishme shprehet Jakova sepse është një shkëmbim i vërtetë eksperiencash dhe kulturash të ndryshme muzikore….

“Shkodra Jazz Festival” do të vijojë edhe me disa koncerte të tjera netët në vazhdim për të kulmuar në fund të gushtit me dy koncerte përpara bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakKRIMET E KOMUNIZMIT, KËRKESË PËR OBELIKS NË KOPLIK
Artikulli tjetërKAMERAT NË QYTETE, DUHET QË TË PËRFSHIHET VELIPOJA