Pas disa muajsh punimesh, ne vendin e dëshmisë dhe kujteses në Shkodër, të rinjtë e shkollës Austriake kane prezantuar punimet e tyre ne kuader te projektit “Shkodra Kujton”.
E pranishme ne përmbyllje te këtij aktiviteti ka qene prezente edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila iu referua të kaluarës së errët të kombit shqiptar, por nga ana tjetër, deklaroi se sot më shumë së kurrë kemi nevojë të lëxojmë dhe të njohim historinë për të mos iu kthyer më. Prezent në këtë takim, ka qënë edhe Zv/Ambasadori i prezencës së OSBE në SHqipëri, Robert Ëilton, i cili bëri një pasqyrim të diktaturës në vendet e europës lindore, por inkurajoi të rinjtë që të njohin të kaluarën për të hedhur hapa të sigurtë për të ardhmen. Kujtime shkodrane të cilat janë përqafuar nga të rinjtë e shkodrës, dëshmi të errëta të sistmit komunist, por edhe një realitet i hidhur të cilin ky popull e ka vuajtur mbi supe. Ky projekt është venë në zbatim nga Qëndra Rinore Arka dhe Shkolla e Mesme, Austrike Peter Mahringer në Shkodër.