KËTË VIT KURORA E BUKURISË ISHTE PËR PËRFAQËSUESEN NGA KANADAJA. Nga Shkodra, Kurora e Miss Globe 2014 këtë vit shkoi për Kanadanë.Qartazi e emocionuar bukuroshja 20-vjecare Jacqueline Ëojciechoëski falënderoi jurinë dhe publikun shqiptar për mbështetjen.
Polonia qe ishte fituesja e Miss Globe 2013 ia dorëzoi kurorën e vajzës më të bukur të globit Kanadasë:18-vjecarja e cila përfaqësonte Shqipërinë në këtë garë bukurie doli në vend të dytë, por nuk harroi ta uronte fituesen.Të gjitha bukuroshet pjesëmarrëse u shprehen se Jacqueline e meritoi plotësisht kurorën e Miss Globe 2014.Jo vetëm vajzat pjesëmarrëse por edhe publiku në sallë mirëpriti midis duartrokitjeve fitoren e vajzës më të bukur të Globit. Spektakli iu besua moderimit te Blendi Salaj dhe këngëtares Orinda Huta që nuk e kishte për herë të parë drejtimin e një spektakli të tillë. Shkodranët ishin përfituesit e një parade bukurie dhe nuk e fshehën gjatë spektaklit entuziazmin dhe vlerësimin për vajzat nga i gjithë Globi që patën mundësinë të njiheshin me Shqipërinë dhe shqiptarët duke veçuar më së shumti bujarinë dhe mikpritjen si tiparet që u kanë lënë më shumë mbresa