Për herë të parë në Shkodër është organizuar festival i artit të rrugës. Një festival ky i organizuar për herë të parë në rang kombëtar. Pjesëmarrës në këtë festival ishin 28 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të cilët përmes artit të tyre i dhanë ngjyra dhe një pamje të re bllokut të pallateve në lagjen “Perash”. Artistët nga të gjitha trevat tregojnë mesazhet e muraleve të tyre.

Ndërkohë, përfaqësues të projektit RAYS që organizoi këtë festival dhe ambasadës Britanike tregojnë për rëndësinë që ka përfshirja e të rinjve në këto aktivitete.

Në fund të festivalit 2-ditor të Artit të Rrugës, i cili u zhvillua për herë të parë në Shkodër u vlerësuan edhe punimet më të mira në kategori të ndryshme.

 

Artikulli paraprakDRANGU: I PAMJAFTUESHËM BUXHETI PËR ISH- TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërTËRMETI, I MOSHUARI KËRKON RIPARIMIN E DËMEVE