Parada e makinave Retro u kthye edhe një herë në qyetin e Shkodrës. Kësaj here në zonën muzeale në “Gjuhadol”. E ndërthurur me arkitekturën italiane, tre makinat të viteve ‘30 qëndruan për disa orë aty duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.

Për prefekten e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, parada e makinave Retro shërben edhe si promovuese e qytetit të Shkodrës. Ajo e cilëson këtë aktivitet si një mënyrë për të tërhequr më shumë turistë vendas dhe të huaj gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo paradë bëri jehonë jo vetëm brenda qytetit, por edhe tek producentë të ndryshëm në fushën e kinematografisë. Zona muzeale ku ishin të vendosura makinat mori vëmendjen e regjisorëve dhe producentëve të cilët shumë shpejt e kthyen pedonalen në një sheshxhirim të viteve ’30.

Producenti Edrin Koleka tregon për vizitën e parë në Shkodër dhe arsyen pse ky qytet ishte një dashuri me shikim të parë për të.

Një element tjetër shumë interesant ishte edhe interesi I shumë të rinjve shkodranë të cilët iu përshtatën me veshjen e tyre atmosferës së krijuar nga makinat retro. Ata tregojnë ndjesitë e përjetimit të një copëze nga historia e shumë viteve më parë.

Shkodra mbetet një nga qytetet që gjithmonë mirëpret makinat Retro dhe historinë që ato përfaqësojnë. Një nga makinat pjesë e koleksionit retro ishte edhe ajo të cilën e ka përdorur Enver Hoxha në vitet e hershme të rinisë.

Artikulli paraprakBASHA: PAS 25 PRILLIT DO HARTOJMË LIGJ TË RI PËR PRONËN!
Artikulli tjetërTRAFIKU I RËNDUAR NË QYTETIN E SHKODRËS