Shkodra ka mirëpritur një ditë më parë imamin e ardhur nga Meka doktor Fejsal Al-Amri i cili është mirëpritur fillimisht nga myftiu i Shkodrës imam Muhamet Sytari. Pas një iftari në muajin e madhërueshëm të Ramazanit në nder të tij dhe bisedave për realitetin e sotëm me të cilën përballet Thirrja Islame, imami Fejsal Al-Amri u mirëprit në xhaminë e Parrucës.

Imami i ardhur nga vendet e shenjta dha disa mesazhe përpara besimtarëve të pranishëm në xhaminë e Parrucës në Shkodër duke i ftuar ata të shfrytëzojnë muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Në ligjëratën e tij imam Fejsal Al-Amri gjithashtu nxiti të pranishmit drejt moralit dhe virtyteve më të larta, sikurse porositi edhe motrat muslimane për të vlerësuar këtë muaj dhe për të forcuar lidhjen me besimin dhe moralin e fesë. Më pas, nën drejtimin e tij, besimtarët falën 20 rekatet e teravisë ndërsa në fund bashkëbisedoi edhe me imamët dhe teologët që ishin në xhaminë e Parrucës.

Artikulli paraprakRRUGA RRENC-BARDHANJOR MBULOHET NGA UJI
Artikulli tjetërSHKODËR, RRËZOHEN PEMËT NË UNAZËN PERËNDIMORE