“Shkodra n’festë” është një aktivitet që zgjat gjatë të gjithë muajit Dhjetor
, ku janë të përfshira mjaft organizime të ndryshme dhe këngëtarë e grupe të njohura të muzikës shqiptare, e një ndër ta është edhe këngëtari nga Kosova Valon Shehu, I cili ka performuar live mbrëmjen e se enjtës në pedonalen Kolë Idromeno ku edhe “Shkodra n’ festë” është e pozicionuar. Për këngëtarin nga Kosova kjo nuk është hera e parë që vjen për të performuan në qytetin e Shkodrës por ama ai shprehet mjaft entuziast që ka performuar për ta. E meqë tashmë zyrtarisht jemi në atmosferë festash Valon Shehu ka edhe një urim për festat e fund-vitit. “Shkodra n’festë” vjen për të dytin vit rradhazi në Shkodër duke e kthyer tashgmë në një traditë të përvitshme në bashkëpunim I qëndrës rinore Arka dhe Bashkisë Shkodër ku deri në datën 31 Dhjetor do të jenë të ftuar edhe shumë emra të njohur te skenës muzikore shqiptare.