Shkodra ndezi dritat e festive.
Pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri u ndriçua me dritat vezulluese ashtu si e gjithë pedonalja në qendër të qytetit të Shkodrës. I gjithë sheshi u mbush nga qytetarë shkodran por edhe shumë të ardhur nga qytete të tjera dhe vizitorë të huaj. Përpara ndezjes së dritave të festës, kryetari i bashkisë Benet Beci tha se Shkodra është simboli i festive.
Pas ndezjes së dritave, festa vijoi në qendër të qytetit deri në orët e vona teksa qytetarët shijuan tingujt e muzikës ndërsa të vegjlit u argëtuan në parkun e lojërave. Edhe këtë radhë Shkodra do të jetë kryeqendra e festave të fundvitit.