TIFOZËT E SKUADRA FESTUAN SIKUR EKIPI TË ISHTE SHPALLUR KAMPION.Kështu është pritur skuadra e Vllaznisë, mbrëmjen së mërkurës në qytetin e Shkodrës, pas fitores së arritur ndaj Partizanit.
Më shumë atmosfera i ka ngjasuar sikur skuadra të ishte shpallur kampion, por suksesi i pestë radhazi me fitore, e duke kaluar një ekip të vështirë si Partizani, ka ndezur atmosferen tek tifozët. Së bashku me në shesh duke festuar me ekipin e tifozët ka qenë dhe presidenti i klubit, njëkohësisht kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka dhe bordi drejtues që kanë pritur ekipin. Por kësaj atmosfere nuk I kanë munguar dhe pronocimet nga njerëzit kryesorë të skuadrës kuqeblu. Ndeshjen e radhës për Vllazninë do të jetë ndaj Skënderbeut, dhe mbyllja me një fitore, do të ishte suksesi më i madh për kuqeblutë. Fitorja me korçarët do të barazonte numrin 6 të fitoreve të njëpasnjëshme, po aq sa ka patur humbje. Ndaj të gjithë, presin që skuadra të tregojë dhe një herë vlerat e saj.