Kualifikimi historik i kombëtares së Shqipërisë në kampioantin europian “Francë 2016” është përjetuar me emocione të mëdha edhe në qytetin e Shkodrës. Ashtu si në shumë qytete të tjera ku ka shqiptarë edhe Shkodra i është bashkuar festës së madhe duke përjetuar me një gëzim të madh suksesin e merituar që arritën kuqezinjtë duke na çuar për të parën herë në një kampionat europian.

E natyrisht që edhe Shkodra ka festuar duke përkrahur arritjen më të madhe të futbollit shqiptar në gjithë historinë e tij.Të rinj e të reja, familjar e të moshuar janë bashkuar të gjithë duke zbarkuar në sheshin kryesor të Shkodrës për të festuar pafund. Me qindra flamuj kuqezi që valëviteshin krenar në duart e shkodranëve e po ashtu me qindra makina bashkë me simbole të tjera kombëtare të shoqëruara edhe me këngë e thirrjet “Shqipëri Shqipëri” kanë bërë që ky sukses i madh të përjetohet me shumë emocione edhe në qytetin e Shkodrës. “Star Plus” ka përcjellë drejtpërdrejtë këtë festë të madhe të shkodranëve për kombëtaren shqiptare duke u bërë gjithashtu pjesë e kësaj arritjeje historike të kuqezinjve të cilët arritën të përmbushin ëndrrën e miliona shqiptarëve për të shkuar në kampionatin europian të futbollit.

Artikulli paraprakArrestime në flagrancë për “Prodhim shitje të lëndëve narkotike”,
Artikulli tjetërPROTAGONISTË KUQEZI TË LUMTUR PËR KUALIFIKIMIN