Shkodra i është bashkuar festimeve në Komunën e Tuzit në Malin e Zi, në festën e Karnavaleve. Banda e qytetit dhe artistët shkodranë janë bërë pjesë e karvanit në qëndër të komunës në një atmoferë festë.

Artistët shkodranë janë pritur nga Kryetari i Komunës Tuz, Liridon Gjelaj i cili falenderoi artistët për pjesmarrjen.

Në emër të bashkisë Shkodër, N/Kryetari i bashkisë Rudin Beka, në këtë ceremoni vlerësoi këtë bashkëpunim mes dy qyteteve Tuzit dhe Shkodrës, ndërkohë që i ftoi ata në javën e ardhshme në festimet 3 ditore të karnavaleve në Shkodër.

Festa e karnavaleve në Komunën e Tuzit është kthyer në një traditë të përvitshme të cilat kanë nisur që nga viti 1996. Artistët kanë performuar në qëndër të komunës duke tërhequr interesin e banorëve të zonës të cilët kanë marrë pjesë në këtë ngjarje festive. Në Shkodër Karnavalet do të mbahen për 3 ditë me radhë ku përvec ekipit të Tuzit që do të marrë pjesë do të ketë shumë surpriza në datat 23-24-25 Shkurt.

Artikulli paraprakSURPRIZA E BUJAR QAMILIT PËR BASHKËSHORTEN
Artikulli tjetërSHKUAN PËR TË NEUTRALIZUAR DISA PERSONA NË NJË FAMILJE NË LEZHË, PLAGOSET EFEKTIVI