Dy mësuese nga Shkodra janë nominuar si finalist në edicionin e parë të çmimit “Mësuesi I vitit”.

Mësuese Lindita Lohja e nominuar në kategorinë “Mësuesi Inovator I Vitit” shpjegon mënyrën e kandidimit dhe thotë se është ndjerë e surprizuar kur është njoftuar se është përzgjedhur si finaliste. Gjithashtu ajo thotë se këtë nominim e ka marrë falë punës së saj në fushën e inovacionit të cilën e shpjegon më gjërësisht:

Lindita Lohja është mësuese Fizike dhe Informatike në shkollën 9 vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër. Është diplomuar për fizikë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në vitin 1999 dhe që prej këtij viti ushtron profesionin e mësueses në shkolla të ndryshme të qytetit. Nga qyteti I Shkodrës është nominuar gjithashtu edhe Irida Hoti, mësuese e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në Medresenë e Shkodrës. Fituesi i çmimit pritet të jepet nga data 16 deri në datën 20 tetor.

Artikulli paraprakGJUETIA E PALIGJSHME, PROÇEDOHEN 3 SHTETAS
Artikulli tjetërPD SHKODËR NË “GJUMË” PREJ 3 MUAJSH