MINISTRIA E BRËNDËSHME MERR MASAT, NJOFTOHEN SHTABET E EMERGJENCAVE. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm 5 mars i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe në vendet malore reshje dëbore.
Moti i keq do të vazhdojë deri mëngjesin e datës 6 mars. Paralajmërimi për një ditë me shtrëngata shiu u bë nga Ministria e Brendshme e cila njoftoi se në bazë të parashikimit të Qendrës Europiane të Përmbytjeve me qendër në Slovaki dhe të konfirmuar nga Instituti i Gjeoshkencës, rezulton se nga mëngjesi i sotëm dhe deri ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu mbi vendin tonë. Sasia më e madhe e reshjeve parashikohet të regjistrohet në intervalin Sipas këtij parashikimi intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në pjesën Veriperëndimore të vendit, ku në qytetin e Shkodrës parashikohet që sasia e reshjeve të jetë rreth 80 milimetra për 24 orë. Do të ketë shtrëngata shiu dhe breshëri të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Po ashtu do të ketë reshje bore në pjesën e dytë të ditës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në pjesën Verilindore të vendit dhe kryesisht në zonën e Alpeve. Kjo situatë do të shoqërohet me erë të vrullshme kryesisht në zonat bregdetare ku do të shoqërohet me valëzim të forcës 7 dhe 8 në det të hapur me lartësi vale deri në 7 m. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë masat e duhura për të vënë në gadishmëri të gjitha strukturat rajonale dhe lokale si dhe kompanitë që kane akses në menaxhimin e kaskadave të hidrocentraleve, me qëllim parandalimin e fatkeqësive.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/UqCoDk4cAhY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]