SONTE PRITET EMRI ZYRTAR, VOLTANA ADEMI , SOKOL RAMADANI KANDIDATI “X”? Komisioni Qendror I zgjedhjeve ka percaktuar 14 Prillin si afatin e fundit per regjistrimin e kandidateve ne zgjedhjet lokale te 21 Qershorit,
por nese nga e majta gjithcka eshte e qarte me emra zyrtare dhe kandidate qe kane nisur fushaten, ne kampin e djathte ashtu si gjithmone gjithcka eshte lene per momentet e fundit. Burime prane Partise Demokratike, bejne me dije se sonte pritet qe gjithcka te vendoset duke percaktuar edhe emrat per garen per Shkodrën. Duke iu referuar burimeve pranë kryesisë së Partisë Demokratike në Tiranë, bëhët me dije se sonte pritet të bëhët edhe mbledhja e kryesisë së Partisë Demorkatike ku gjithcka pritet edhe të vendoset. Per Shkodren gara duket se eshte ngushtuar ne vetem dy emra te vetem, mes deputetes aktuale të PD-së Voltana Ademi, por edhe nje emri tjeter jo pak të njohur, atë të Sokol Ramadanit, I cili vjen ne kete gare pas nje experience te gjatë, ne drejtim te Entit Rregullator te Energjise Eelktrike por edhe Hidrocentralve te vendit. Megjithatë, edhe pse kemi nje gare te dyzuar, nuk perjashtohet edhe nje kandidat X, qe me shprehimisht mund te jetë edhe asi nen menge I PD-se per garen per Shkodren. Nje candidature qe askush nuk e konfirmon, por zera Brenda PD-se bejne me dije se mund te pritet edhe nje emer I trete I preferuar I qendres qe ka lidhje me Shkodren dhe mund te jete kandidati perballe Keti Bazhdarit ne Shkoder. Nderkohe ne zonat e tjera te Qarkut te Shkodres, duket se te sigurte kandidimin e ka vetem kreu aktual I komunes se Bushatit Zef Hila ne Bashkine e Re ne Vau Dejes, nderkohe per Pukën, Fushë Arrësin, dhe Malesine e Madhe ende asgje nuk eshte e konfirmuar dhe pritet qe sonte në orët e vona të përcaktohen edhe kandidatët e së djathtës në garën e 21 Qershorit, një garë që ka nisur me shumë enigma dhe nuk perjashtohen edhe surpriza.