Kjo është protesta e qytetarëve dhe aktivist të PD e cila nisi edhe në Shkodër ashtu si në shumë qytete të tjera të Shqipërisë
. Protestuesit u mblodhën në orën 16:00 në hyrje të qytetit duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe duke bllokuar rrugën për afro një orë.
Protestuesit treguan se arsyet e tyre janë të shumta ndaj kërkojnë largimin e qeverisë
Pas bllokimit të rrugës protestuesit marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke iu bërë thirrje edhe të tjerëve që t’i bashkohen kësaj proteste për të mbërritur tek prefektura e qarkut Shkodër.
Një xham i prefekturës u thye nga një gur i lëshuar nga protestuesit por nuk pati incidente të tjera.Pas pak minutash qëndrim tek prefektura e qarkut Shkodër protestuesit u shpërndan ndërsa të marten, më 11 tetor në ora 16:00 protesta në Shkodër do të vijojë sërish.