Ashtu sic ishte paralajmëruar, rreth 3000 protestues nga Shkodra i janë bashkuar protestës së opozitës në Tiranë. Të pranishëm në nisjen e protestuesve kane qene edhe deputetet Bardh Spahia dhe Izmira ulqinaku. Kjo e fundit ne nje interviste per mediat u shpreh se shkodranet kane shume arsye pse te protestojnë ndaj kësaj qeverie.
Nga ana tjetër, Kreu i PD Shkodër Ramiz Çobaj, tregoi detaje rreth organizimit dhe nisjes së protestuesve.Ashtu sic ka ndodhur edhe gjatë protestave të tjera, autobusët dhe furgonët e nisur nga Shkodra janë ndalur në kontrolle nga Policia e Shkodrës e cila në dalje të qytetit kishte ngritur edhe post bllokun për kontrollin e të gjithë automjeteve qe i janë drejtuar Tiranës, por burime pranë policisë së Shkodrës bejne me dije se nuk ka pasur asnje person të ndaluar apo me precedente penale i cili ka marrë pjesë nga shkodra në protestën e opozitës