“Dialektikë” u titullua ekspozita fotografike e hapur në muzeun historik “Oso Kuka” në Shkodër .Kjo eskpozitë ishte menduar të hapej për qytetarët gjatë aktiviteteve të javës së Pavarësisë, por u shty për një moment të dytë në shenjë solidarizimi për termetin e ndodhur me 26 nëntor që la pas shumë viktima. Drejtorja e muzeut “Oso Kuka” shpreh ngushëllimin për këtë tragjedi ndërkohë tregon edhe disa detaje të fotove të ekspozitës, të bëra në 3 periudha të ndryshme të historisë.

Kuratori I fotove të vendosura në ekspozitë Emanuel Palushaj shprehet seqytetin I Shkodërs përmes këtyre fotove ka një pasuri të madhe artefaktesh.

Ekspozita “Dialektikë” e cila kakarakter historic paraqet ndërthurjen e zhvillimeve shoqërore e politikë të cilat kaloi vendi ynë. Përmes fotove janë ruajtur momente të rëndësishme poltike si periudha austro-hungareze, periudha monarkiste, dita e Çlirimi dhe manifestime të ndryshme.

Artikulli paraprakGRANATË NË OBORRIN E VJEHRRIT, ARRESTOHET 28-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERT BAMIRËSIE “DHURATË PËR KRISHTLINDJE”