Situata në Qarkun e Shkodrës vijon të jetë e përkeqësuar nga përmbytjet masive të javëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se këtë mëngjes është ulur niveli i ujit 10-15 cm, por vazhdojnë të jenë nën ujë 4888 ha tokë. 600 efektivë të FA janë angazhuar në qytetin verior prej 5 marsit, ku deri më tani janë evakuuar 26 familje, si dhe 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm.

“Siperfaqja e permbytur ne bashkine Shkoder aktualisht eshte 4 888 ha, nga te cilat 2320 ha te mbjella me jonxhe. 600 efektive FA te angazhuar ne Shkoder qe prej 5 Marsit. Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm.

Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti. Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat.

300 ton koncentrat e qindra ton ujë pritet të shpërndahen ditë pas dite. Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi.”

Ministria e Mbrojtjes
Ministrja Olta Xhaçka i bën thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë të lënë llafet dhe propagandën boshe dhe të marrin masa për koordinimin e shpërndarjes së banorëve në nevojë.

“I bëjmë thirrje pushtetit vendor dhe administratorëve lokalë, të lënë llafet e propagandën boshe të politikës ndarëse të ditës, dhe të marrin masat për koordinim in e shpërndarjes, në bazë të nevojave, pa dallim, për të gjithë banorët në zonat e rrethuara nga uji.

Forcat e Armatosura po punojnë natë e ditë për shpërndarjen e ndihmave, sipas planifikimit të Komisionit të Emergjencave përmes Prefekturës dhe strukturave vendore.

Bashkëpunimi mes forcave të ushtrisë, institucioneve të qeverisë dhe pushtetit vendor është detyrimi ynë i përbashkët, dhe vendosja e qytetarëve në qendër të përpjekjeve të përbashkëta, është nderi i çdokujt që paguhet nga taksat e tyre!

Artikulli paraprakSTAR TREND – 26.03.2018
Artikulli tjetër“NDALESA E FUNDIT” ARRESTON NJË SHTETAS TË SHPALLUR NË KËRKIM