Bashkia e Shkodër ka ndërmarrë një inisiativë për krijimin e nismës “Shkodra N’Fokus”, ku u prezantuan 18 projekte të bashkisë me fokus fushat më prioritare. Në konferencën e partnerëve siç u quajt ky aktivitet, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia u shpreh se vizioni i tij është zhvillimi i Shkodrës përmes këtyre projekteve.

Për hërë të parë në Shkodër, ishte edhe kompania lider e robotikës dhe inovacionit industrial, COMAU, të cilët u bënë pjesë e konferencës së partnerëve për krijimin e laboratorëve për të rinjtë në fushën e inovacionit industrial dhe robotikës.

Pjesë e kësaj konference partnerësh ishin edhe përfaqësues të Ministrive, komuniteti i donatorëve, ambasadat dhe komuniteti i biznesit në Shqipëri duke u njohur me projektet e bashkisë Shkodër të cilat mund t’i financojnë për rrugë të pastra, kujdes për mjedisin, shërbimet publike dhe një sërë projektesh të tjera inovative.

 

Artikulli paraprakTABAKU I KTHEHET RAMËS: ME URËN E BUNËS PO E LINI SHKODRËN NË PLAN TË DYTË, PËRPARËSI PO MERR MALI I ZI
Artikulli tjetër“SHTËPIA E BARIT”, “ARREST ME BURG” 3 TË ARRESTUARVE