Bashkia e Shkodër ka nisur e para, tryezën e grupeve te punës, e cila ka si qellim permiresimin e draft ligjit per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Ne Hotel Colosseo, eshte zhvilluar tryeza e pare, e cila ne fokus te saj ka pasur ceshtjen e mjedisit dhe bujqesise.
Drejtori Ekzekutiv i Coplan, organizate partnere ne ketë tryeza, ka folur mbi rendesine e këtyre takimeve me grupet e interesit.Kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, u shpreh se kjo tryeze synon një permiresim te sherbimeve por edhe njohjen e kompetencave te reja qe sjell ligji.Por drejtues te Mjedisit ne Shkodër kane nxjerr ne pah edhe një sere problematikash .Takimet do të organizohen nga Bashkia Shkodër me ndihmën e Co-PLAN dhe të mbështetura nga Programi Zvicerian për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal (dldp). Tryezat kanë për qëllim të sjellin bashkë mendimin e specialistëve lokalë dhe të përfshirë drejtpërdrejtë në aspekte të administrimit dhe menaxhimit vendor dhe njëkohësisht t’i japin zë mendimit qytetar, në lidhje me aspekte të rëndësishme të vendimarrjes në nivel vendor.