ORGANIZATORËT SHPRHEN TË ENTUZIASMUAR PËR MASIVITETIN E QYTETARËVE DHE FËMIJËVE. Qyteti I Shkodrës ka nisur ditën e sotme, “Karnavelet N’diell”.

Një festë tradicionale e cila do të zgjase për dy ditë me radhë në qëndër të qytetit të Shkodrës me pjesmarrjen e trupës së teatrit Migjeni, nxënësve të shkollave të mesme dhe 9 vjeçare te shkollave të Shkodrës. Gjithcka ka nisur që në orën 11-të të së hënës dukë I dhënë startin edhe festimeve. Aktori i njohur I teatrit të Shkodrës, Zef Deda në një intervistë për Star Plus shprehet se ky masivitet jep optimizëm për një festë të veçantë në Shkodër. Një program i larmishëm, i cili ka tërhequr Shkodranet që në hapjen e tij, me një program qe rritet cdo dite, deri ne diten kulmore te 17 Shkurtit, ku do te digjet edhe dordoleci tradicional. E nisur që në vitin 1860, tani festa e karnavaleve ka krijuar portretin e saj shkodran. Megjithëse karnavalet në këtë qytet datojnë që në vitin 1861, të arkivuara në fototekën “Marubi” janë që nga viti 1913. Organizimi i karnavaleve në Shkodër është realizuar për herë të parë në vitin 1860 e ka vazhduar duke pasur kulmin e tyre në vitet ’30 e për të ndaluar në vitin 1943. Karnavalet organizohen pa ndërprerje në sajë të kujdesit dhe organizimit tashmë nga ana e Bashkisë së Shkodrës,Teatrit migjeni dhe Ministrise se Kultures

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/RdGVlRiDrnQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSTAR PLUS SJELL PËR TELESHIKUESIT “KARNAVALE N’DIELL”
Artikulli tjetërRRAGAM, BANORËT TJETËR PROTESTË