Pista e akullit e vendosur në lulishten tek Shatërvani i ka dhënë një ngjyrë tjetër atmosferës së festave
Kjo është hera e parë që bashkia e Shkodrës vendos në një pistë akulli në qytet. Ajo është kthyer në atraksion për fëmijët.
Fëmijët dëshirojnë që një pistë e tillë të jetë përgjithmonë në Shkodër , ndërsa tregojnë për adrenalinën e rrëshqitjes në akull ku shpeshherë edhe rrëzohen duke dashur që të vallëzojnë mbi akull
Pista e patinazhit mbi akull ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve. Kjo pistë patinazhi bashkë me shtëpizat prej druri dhe lojrat për fëmijë që janë vendosur përpara bashkisë Shkodër do të qëndrojnë aty deri në javën e fundit të Janarit.