Me humor, këngë, bejta, maska e ngjyra Shkodra kremtoi për tri ditë me radhë karnavalet tradicionale….

Kryeministri Edi Rama sëbashku me familjen mori pjesë në Karnavalet e Shkodrës. Ndërkohë miq nga e gjithë Shqipëria por edhe Kosova mbushën qytetin e Shkodrës në këto karnavale…

Fëmijët dhe të rinjtë e qytetit e shijuan këtë festë…

Karnavalet janë një traditë e hershme e Shkodrës e cila gjithnjë ka krijuar një atmosferë të gëzueshme…

Shoqëruar nga banda muzikore e qytetit, karvani i karnavaleve përshkoi rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës duke ndezur atmosferën në qytet me disa ndalesa…

Në fund karnavalet përfunduan me djegien e dordoleci t e cila simbolizon largimin e të keqes dhe triumfin e të mirës….

Karnavalet janë një traditë e hershme e Shkodrës që kremtohen prej më shumë se 160 vitesh.

Artikulli paraprakPOLICIA GODET TRE RASTE TË ARMËMBAJTJES PA LEJE DHE SHITJES SË DROGËS, MINISTRI BALLA: PRES REZULTATE NË LUFTË KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR
Artikulli tjetërOSMANI: OBJEKTIVI NDAJ DINAMOS FITORJA