Lëvizja me bicikleta në Shkodër është një nevojë elementare e qytetarëve. Por mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e korsive të dedikuara për bicikleta edhe trafiku I rënduar është një cështje tepër e trajtuar disa herë në media. Në shumë pak zona të qytetit ka korsi për bicikleta, ndërsa në ato rrugë ku ka korsi parkohen automjetet. Qytetarët për të devijuar automjetet që janë të parkuara dalin në mes të rrugës duke rrezikuar edhe përplasjen me ndonjë makinë që mund të vijë në shpejtësi.

E njëjta gjë është edhe për kalimtarërt, të moshuarit, apo edhe nënat me karroca fëmijësh mund të dalin përpara makinave që lëvizin në këto akse rrugore mjaft të populluara në këtë peirudhë të vitit. Është quajtur dhe vazhdon të quhet I tillë si “qyteti I bicikletave” , dhe ky fakt vërehet lehtë, pasi në cdo rrugë të këtij qyteti dallon njerëz që qarkullojnë me bicikleta.

Por përdorimi I këtij mjeti lëvizës nuk krijon siguri për qytetarët shkodranë për aq kohë sa korsitë janë të bllokuara nga makinat e parkuara. Një shqetësim I tillë nuk është vënë re nga policia rrugore, pasi në të kundërt këto korsi do të ishin të aksesueshme nga qytetarët me biçikleta dhe jo nga drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve.

Artikulli paraprakMETA: VITI 2023 DO TË JETË VITI I NDRYSHIMIT, DO T’I JAPIM FUND KAPJES SË SHTETIT
Artikulli tjetërBONUSI, PENSIONISTËT: MBËSHTETJA TË JETË E VAZHDUESHME