Afrimi i stines se veres rrit numrin e turisteve ne qytetin e Shkodres. Shume turiste vijne nga vende te ndryshme per te pare nga afer zonat turistike te Shkodres dhe perreth saj ndersa problem mbetet parkimi I autobuzeve te cilet ndalohen ne qender te qytetit.
Pavaresisht se nje problematike e tille eshte ngritur edhe me heret askush nuk reagon dhe autobuse te shumte parkojne .cdo dite ne qender te qytetit, nderkohe qe numri i turisteve vijon te rritet. Dhjetra autobuze dhe furgone te linjave kombetare dhe nderkombetare bllokojne cdo dite qendren e qytetit te shkodes, duke shkaktuar kaos dhe trafik.
Mungesa e nje terminali udhetaresh dhe vendparkimi per autobuzet ben qe ato te stacionohen cdo dite ne sheshin “Nene Tereza”. Keshtu thuajse ne cdo ore te dites korsite e bicikletave jane te zena nga autobuzet e furgonet e agjensive te ndryshme turistike te cilat ne mungese te nje terminali zbarkojne dhe dynden ne zemer te qytetit.
Trafiku ç’orientohet për minuta të tëra, ndërsa imazhi që përcillet tek cdo turist apo vizitor në Shkoder, është mëse i shëmtuar. Mjafton një dalje në qytet për të kuptuar se duhet ndërhyre në mënyrë sa më të shpejte, pasi terminali eshte nje domosdoshmeri.
Ajo qe dihet eshte se nje terminal i tille do sherbente per nje organizim te mire te linjave ekzistuese dhe do te ofronte kushte optimale menaxhimi dhe sherbimi ashtu sic i takon nje qytetit qe ka prioritet zhvillimin e turizmit dhe infrastructures.