Dhjetra autobuze dhe furgone te linjave kombetare dhe nderkombetare bllokojne cdo dite qendren e qytetit te shkodes, duke shkaktuar kaos dhe trafik.

Mungesa e nje terminali udhetaresh dhe vendparkimi per autobuzet ben qe ato te stacionohen cdo dite ne sheshin “Nene Tereza”. Keshtu thuajse ne cdo ore te dites korsite e bicikletave jane te zena nga autobuzet e furgonet e agjensive te ndryshme turistike te cilat ne mungese te nje terminali zbarkojne dhe dynden ne zemer te qytetit.

Trafiku ç’orientohet për minuta të tëra, ndërsa imazhi që përcillet tek cdo turist apo vizitor në Shkoder, është mëse i shëmtuar. Bashkia Shkoder deklaroi pak muaj më parë se kishte akorduar një shumë prej 3 milion lekësh për studimin e situatës në qytet sa i përket rrugëve dhe sinjalistikës, por zgjidhja ka munguar dhe kaosi i krijuar kërkon nderhyrje konkrete .

Mjafton një dalje në qytet për të kuptuar se duhet ndërhyre në mënyrë sa më të shpejte, pasi terminali eshte nje domosdoshmeri. Ne keto kushte me shume gjasa vetëm në 2018-en, Shkodra do të mund të flasim për një projekt të tillë, pasi dhe me siguri ndërtimi i tij do të jetë i realizueshem vetëm pas 2 apo 3 vitesh. Ajo qe dihet eshte se nje terminal i tille do sherbente per nje organizim te mire te linjave ekzistuese dhe do te ofronte kushte optimale menaxhimi dhe sherbimi ashtu sic i takon nje qytetit qe ka prioritet zhvillimin e turizmit dhe infrastructures.

Artikulli paraprakNË SHKODËR PUNOHET, POR HARROHET !
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA KA NEVOJË PËR PËRFORCIME