Dhjetra autobuze bllokojne cdo dite qendren e qytetit te shkodes, duke shkaktuar kaos dhe trafik. Mjafton një dalje në qytet për të kuptuar se duhet ndërhyre në mënyrë sa më të shpejte, pasi terminali eshte nje domosdoshmeri.
Edhe më e rëndë bëhet situata në zemër të qytetit, atu ku ndalohen autobusët që vijnë nga vende te ndryshme të botës, si dhe mjetet me turistë.Mungesa e nje terminali udhetaresh dhe vendparkimi per autobuzet ben qe ato te stacionohen cdo dite ne sheshin “Nene Tereza”.
Keshtu thuajse ne cdo ore te dites korsite e bicikletave jane te zena nga autobuzet e furgonet e agjensive te ndryshme turistike te cilat ne mungese te nje terminali zbarkojne dhe dynden ne zemer te qytetit.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun Shkodër Albert Tuka thotë se një terminal i tillë ndonëse është premtuar shpesheherë nga ministrat e transportit nuk është bërë realitet, ku sipas tij ndërtimin i terminalit për udhëtarët do të lehtësonte trafikin nëpër qytet.
Tuka mendon se terminali duhet të ndërtohet në vende periferike aty ku ka më pak fluks mjetesh.
Sorrollatje, kaos në trafik dhe ç’orientim i udhëtarëve ky është fati i tyre çdo ditë në Shkoder për shkak të mungesës së një terminali siç e ka çdo qytet europian.Afrimi i stines se veres rrit numrin e turisteve ne qytetin e Shkodres. Shume turiste vijne nga vende te ndryshme per te pare nga afer zonat turistike te Shkodres dhe perreth saj ndersa problem mbetet parkimi I autobuzeve te cilet ndalohen ne qender te qytetit.
Pavaresisht se nje problematike e tille eshte ngritur edhe me heret askush nuk reagon dhe autobuse te shumte parkojne cdo dite ne qender te qytetit, nderkohe qe numri i turisteve vijon te rritet.