Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci ka reaguar ne lidhje me defektin qe ka lene nje pjese te qytetit te Shkodres pa uje.

“Një defekt i rëndë në linjën që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Dobraç ka bërë që prej orësh një pjesë e qytetit të vuajë mungesën e ujit të pishëm.

Në lidhje me këtë situatë ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër ndodhet në terren së bashku me punonjës të OSHEE për riparimin e defektit.

Sipas ekspërtëve është evidentuar defekti dhe pritet që shumë shpejt situata t’i kthehet normalitetit.”

Artikulli paraprakDEFEKTI ELEKTRIK , SHKODRA PA UJË
Artikulli tjetërBECI: BRËNDA PAK MINUTASH SHKODRËS I RIKTHEHET FURNIZIMI ME UJË