Për herë të parë që nga viti 1996 kënga popullore shkodrane nuk do të jetë pjesë e festivalit të këngës popullore në Elbasan. Qendra kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër është penalizuar nga Qendra e Veprimtarive Tradicionale që është në varësi të Ministrisë së Kulturës me justifikimin se grupi i Shkodrës ka një numër më të lartë pjesëmarrësish. Shefi i muzikës në qendrën kulturore “Pjetër Gaci” Bardh Hysa e quan një absurditet vendimin për të penalizuar këngën popullore shkodrane.

Hysa thotë se sa i përket kriterit për numrin e pjesëmarrësve të një grupi muzikor në festivalin e këngës popullore të Elbasanit nuk ka një tryezë shkencore dhe ky kriter nuk është zbatuar asnjëherë.

Ruzhdi Çeka, i grupit “Karajfilat që ka Shkodra” thotë kënga shkodrane këndohet në çdo festë të shqiptarëve kudo që janë.

Që nga viti 1996 Shkodra ka marrë çdo herë çmim të parë ose të dytë. Përgatitjet për festivalin e këngës popullore në Elbasan që është në datat 10-11 mars, për qendrën kulturore “Pjetër Gaci” nuk do të shkojnë dëm sepse pritet që të jenë pjesë e aktiviteteve të tjera që organizohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ZBULOHET MJETI I AUTORËVE TË PLAGOSJES
Artikulli tjetërSHKODËR, ZËRI “I HESHTUR” I GRAVE PËRMES NJË EKSPOZITE