Kur jemi në ditën e 11 të përmbytjeve, situata e krijuar në zonën e NënShkodrës paraqitet shqetësuese. Aktualisht, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 1470 hektarë, rreth 30 hektarë më shumë se një ditë më parë. Sipas të dhënave të bëra publike nga bashkia Shkodër sa I takon monitorimit në terren të situatës, hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.18 metër.
Në krahasim me një ditë më parë, ka patur një rënie të nivelit të ujit me 2 cm. Ndërkohë hidrometri në liqenin e Shkodrës shënonkuotën 8.42 m, ku niveli është I pandryshuar me një ditë më parë. Ndërkohë që hidrometri në lumin Drin shënon kuotën 6.95, ku edhe ky nivel është I pandryshuar me një ditë më parë.
Njësitë më të prekura nga përmbytjet vijojnë të mbeten Ana e Malit dhe ajo Dajç. Në njësinë Ana e Malit, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 950 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë. Niveli I ujit në rrugë arrin deri në 90 cm ndërsa rruga mbetet e kalueshme vetëm me mjete të larta në fshatin Obot.
Ndërkohë, në njësinë Dajç, siëprfaqja e tokave nën ujë arrin në 480 hektarë, rreth 30 hektarë tokë bujqësore më shumë se një ditë më parë. Ndërsa fshatrat më të prekur nga përmbytja janë Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar dhe Darragjat. E pakalueshme me mjete të ulëta mbetet rruga në vendin e quajtur urrelat që lidh fshtrat Shirq dhe Darragjat.
Njësitë më pak të dëmtuara nga përmbytjet janë Gur I Zi, ku vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, në fshatin Ganjollë. Në njësinë Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur vlerësohet me 30 hektarë. Në njësinë Bërdicë, vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drn në vendin e quajtur harku I Bërdicës.
Ndërsa në njësinë Rrethina, sipërfaqja e toëks bujqësore nën pushtetin e ujit arrin në 10 hektarë, kryesisht në fshatin Zues. Përkeqësimi I situatës gjatë ditëve të fundit vjen si shkak I shkarkimeve që bëhen nga hidrocentrali I Vau Dejësit me 700m3/sekondë.
Ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet më tepër gjatë fundjavës ku janë parashikuar edhe një herë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. E gjithë situata e krijuar të le të kuptosh se Shkodra tashmë përmbytet edhe në ditë me diell