Shkodra ju bashkua nismës “Kurrë më gjenocid në Kosovë” në përkujtim të masakrës së Reçakut në Kosovë 24 vite më parë. Në 15 janarin e 1999, 45 shqiptar të Kosovës u vranë nga policia serbe gjatë luftës. Në këtë datë të rëndësishme, një grup qytetarësh shkodran ndezën qirinj në sheshin përpara bashkisë Shkodër si shenjë sensibilizimi kundër asaj masakre çnjerëzore në Reçak që ndodhi më 15 janar 1999.

E rëndësishme është që brezat të njihen me të kaluarën, qoftë masakrën e Reçakut nga serbët por jo vetëm.

Një ditë pas kryerjes së masakrës së Reçakut me 45 shqiptar të vrarë të Kosovës nga forcat serbe, Ëilliam Ëalker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes dhe u tmerrua nga kufomat e masakruara. Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi deri në çlirimin e plotë të Kosovës për të ardhur deri tek Pavarësia e shpallur 9 vite pas asaj masakre, më 17 shkurt 2008.

 

Artikulli paraprakSOT NIS SESIONI I RI PARLAMENTAR! NGA ZGJEDHJA E AVOKATIT TË RI TË POPULLIT, AMNISTIA FISKALE TE ‘PASAPORTAT E ARTA’, SFIDAT E KUVENDIT NË 6 MUAJT E ARDHSHËM
Artikulli tjetërSOT ËSHTË E “E HËNA BLU”, JA ÇFARË DUHET TË DINI PËR DITËN MË MELANKOLIKE DHE TË TRISHTË TË VITIT