“Pikëtakime kulturore në arealin ballkanik” është konferenca shkencore ndërkombëtare e cila bëri bashkë për herë të parë universitetin e Shkodrës, të Beogradit dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë në thelb ka ndërtimin e urave të reja kulturore, historike e gjuhësore në Ballkan në një kohë kur ky rajon nuk po gjen qetësi nga konfliktet politike. Naile Mala Imami drejtore e departamentit të gjuhës shqipe në universitetin e Beogradit tregon vështirësitë e kësaj katedre e cila gjithnjë është ndikuar nga përplasjet politike mes shqiptarëve e serbve ndërsa fton për një bashkëpunim në të ardhmen.

Drejtues të universitetit të Shkodrës dhe fakultetetit të shkencave shoqërore që organizoi këtë konferencë shkencore shprehen se është koha për të sjellë risi mbi realitetet e sotme në Ballkan për projektimin e të ardhmes.

Sfidat janë të mëdha por jo të pamundura thotë Berton Sulejmani, dekan i fakultetit filologjik në universitetin e Tetovës, i krijuar vitet e fundit, një universitet që u ngrit mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Konferenca Shkencore “Pikëtakime kulturore në arealin ballkanik” vijoi me kumtime nga pedagogët mbi çështje entogjuhësore dhe kultura si ndërmjetësim dhe urë për zhvillim.

Artikulli paraprakTRAFIKOI NË SHQIPËRI NJË MAKINË TË VJEDHUR NË POLONI, ARRESTOHET 27-VJEÇARI
Artikulli tjetërNIS REHABILITIMI I KINEMA “MILLENIUM”