Bashkia e Shkodrës ka nisur zbukurimin e qytetit për festat e nëntorit. Në pedonalen përpara bashkisë dhe në atë “Kolë Idromeno” janë vendosur dekorimet festive.
Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër, edhe për këtë 106 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë dhe 74 vjetorit të çlirimit, do të zbukurojë të gjithë gjatësinë e kësaj rruge me flamuj kuq e zi dhe banera që kujtojnë ardhjen e festave kombëtare.
Një fond i veçantë është lënë mënjanë për dekorimin festiv, i cili do të qëndroj deri në fund të muajit nëntor. Zbukurimet për festat kombëtare të nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Shkodrës dhe do të vendosen edhe në rrugë të tjera.
Në mënyrë që puna për vendosjen e dekorit kuq e zi të shkoj pa probleme, këtë të Premte për disa orë është bllokuar edhe kalimi i automjeteve nëpër pedonale.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër, me rastin e festave të nëntorit do të ketë edhe aktivitete të ndryshme përmes një kalendari të veçantë, i cili pritet të publikohet në vazhdim.
Zbukurimet e festave të nëntorit, menjëherë pas përfundimit, i lënë radhë dritave dhe detajeve shumëngjyrëshe të festave të fundvitit. Kanë mbetur edhe 12 ditë për të festuar 74-vjetorin e clirimit dhe 106 vjetorin e Pavarësisë gjithë shqiptare