Çdo herë e më shumë Shkodra ngjan sikur po i afrohet Tiranës përsa i përket rëndesës në trafik nga mjetet motorike.
Shpesh në rrugët kryesore të qytetit lëvizja me makinë kthehet në një stres për shoferët. Ekspertja e zhvillimit urban Eltjana Shkreli, njëkohësh drejtuese e organizatës GO2 tregon arsyet. Për eksperten Shkreli më shumë se sa një kaos i trafikut rrugor është një gjithpërfshirje në hapësira të vogla të rrugëve në qendër të qytetit kryesisht. Nënkalimet, mbikalimet apo edhe semaforët në konceptin e zhvillimit urban për Shkodrën nuk shihen si zgjidhje për zhbllokimin e trafikut rrugor.
Ka një numër të konsiderueshëm makinash që në Shkodër shtohen dita-ditës që sëbashku me mungesën e masave për një orientim të duhur të lëvizjes sjell më pas bllokime apo një rëndesë në trafik.