Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat. Lidhur me këtë studim të pak ditëve më parë, Star Plus pyeti disa qytetarë shkodranë nëse kanë arritur të përballojnë shpenzimet për disa ditë pushime jashtë shtëpisë vitet e fundit, ndërsa përgjigjet e tyre ishin të gjitha negative.
Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve europiane, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime. Kjo për shkak të problemeve të shumta social – ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare.