Edhe në ditën e fundit të peticionit “Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi” ka patur një interes nga ana e qytetarëve shkodran për të firmosur duke besura se tashmë në Shqipëri do të ketë një drejtësi të vërtetë.

Qytetarët kanë më shumë besim tek ndërkombëtarët për reformën në drejtësi se sa politikën shqiptare. Koordinatorja e organizatave të shoqërisë civile që ka pritur qytetarët në çadrën e peticionit për reformën në drejtësi shprehet se në 5 ditë janë afro 5 mijë firma nga shkodranët. 4 marsi është dita e fundit në të gjithë Shqipërinë për firmosjen e peticionit pro reformës në drejtësi i inciuar nga shoqëria civile por që sipas opozitës nuk është gjë tjetër veçse një organizim i qeverisë.

Artikulli paraprakMUSTAFA: NUK ZBATOHET MORATORIUMI I GJUETISË
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “NË KËRKIM TË IDENTITETIT”