Me rritjen e temperaturave kujdesi ndaj produkteve që konsumojmë duhet të jetë më i lartë. Në këtë periudhë siguria ushqimore dhe cilësia e produkteve vihet shpesh në pikëpyetje. Nuk janë të pakta rastet kur produkteve i ka kaluar afati i skadencës dhe sërish tregtohen. Për këtë gjë qytetarët e Shkodrës shprehen të shqetësuar pasi nuk i besojnë produkteve që blejnë por janë të detyruar të konsumojnë.

Nga ana tjetër Gjergj Sokoli drejtori i Autorotetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër në një intervistë të dhënë një ditë më parë në Star Plus ka theksuar se ky institucion ka shtuar kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë qarkun.

 

 

Artikulli paraprakTRAJNIM PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PUNËSUAR
Artikulli tjetërINTELIGJENCA AMERIKANE: RUSIA NUK KA TRUPA TË MJAFTUESHME PËR TA PUSHTUAR TËRËSISHT KHERSONIN