Edhe këtë vit, me rënien pak nga pak të temperaturave është rritur interesi I qytetarëve shkodranë për të blerë drutë me të cilat do të ngrohen gjatë dimrit. Sipas tyre, çmimet me të cilat tregtohet 1 metër kub dru janë të ndryshme por të gjitha janë të papërballueshme për xhepin e tyre.
Me ftohjen e motit, një pjesë e madhe e familjeve shkodrane kërkojnë që të pajisen me dru zjarri që në periudhën e verës duke e parë si periudhen me te favorshme për të përballuar këtë kosto ekonomike.
Qytetarët ankohen se përveç çmimit ka pasur shumë abuzime edhe me sasine e druve të tregtuara prej subjekteve private. Ato ankohen se një metër kub dru nuk është ne parametrat e duhura. Gjatë stinës se dimrit, për një familje mesatare në qytetin e Shkodrës llogaritet një kosto prej 150-200 mijë lekë të vjetra për blerjen e gati 10 metra kub të druve të zjarrit.